VIDEO: Me maskë anticovid dhe një grua “mburojë”, dalin pamjet si u grabit banka në qendër të qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Me maskë anticovid dhe një grua “mburojë”, dalin pamjet si u grabit banka në qendër të qytetit

Autoritetet greke  janë ende në kërkim të dy autorëve të cilët grabitën bankën në qendër të Athinës ditën e djeshme (14 shtator) dhe u arratisën në këmbë.

Mediwt kanë publikuar disa foto të momentit të grabitjes ku dy autorët e armatosur arrijnë të vjedhin 11.000 euro dhe largohen nga banka duke përdorur një grua si “mburojë”.

Njëri kishte veshur pantallona të shkurtra, kapele, një maskë mbrojtëse kundër Covid, zyse dhe një bluzë me mëngë të gjata.

Tjetri, sipas imazheve, ka një çantë shpine, një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra, një maskë kirurgjikale, dhe ka një tatuazh në krahun e majtë.

Advertisement

Grabitja “si në filma” ndodhi në orën 11:35 në qendër të Athinës. Dy autorët hynë në bankë, duke kërcënuar klientët me armë. Me kallashnikov dhe një pistoletë, ata i imobilizuan punonjësit dhe klientët, morën paratë dhe u larguan përballë rrugës Mitropoleos.

Informacioni nga protothema.gr thotë se dhjetë persona janë marrë si të dyshuar, pasi ata ishin në zonën më të gjerë, megjithatë ende nuk është përcaktuar nëse kanë lidhje me grabitjen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy