VIDEO/ Një grumbull hekurash, çanta me bukë dhe një atlete, çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik me 8 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Një grumbull hekurash, çanta me bukë dhe një atlete, çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik me 8 viktima

Një grumbull hekurash është gjithçka që ka mbetur nga aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa shoferi i makinës tip “Benz”, Edison Bregaj po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm.

Në momentin që ka parë dy policë që patrullonin zonën ai është larguar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe pas një fluturimi në ajër për rreth 200 metra ka përfuduar në anë të lumit të Vjosës.

Shtatë personat e tjerë, për shkak të dëmtimeve të rënda ende nuk janë identifikuar. Siç shihet edhe në pamje, pranë makinës ndodhet një çantë me bukë. Një atlete dhe sende personale të viktimave.

Advertisement

Policia bëri me dije se shoferi, Edison Bregaj 24-vjeç, kishte marrë automjetin tip “Benz” me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi Agustin Gjepa, 26 vjeç

 

“Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Advertisement

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, informon policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy