VIDEO- Pas reshjeve të dëborës, nisin ngricat në Dibër. Probleme në qarkullimin e mjeteve, mijra banorë pa energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Pas reshjeve të dëborës, nisin ngricat në Dibër. Probleme në qarkullimin e mjeteve, mijra banorë pa energji

Mbrëmjen e kaluar janë ndërprerë reshjet e borës në të gjithë Qarkun Dibër ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Problematike situata mbetet në zonat rurale të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella.

Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj – Burrel – Klos është e kalueshme paprobleme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akulli në byppasin e Murrizit.

Rruga Bulqizë – Peshkopi është e kalueshme, ajo Peshkopi – Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Advertisement

Reshjet e borës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy