VIDEO/ Shisnin k*kainë në zonën e “Bllokut”, dy të arrestuar në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Shisnin k*kainë në zonën e “Bllokut”, dy të arrestuar në Tiranë

Antidroga e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Medusa”. Si rezultat kanë rënë në pranga dy persona, Ardi Shehu dhe Brisea Kallushi.

Ata shisnin lëndë narkotike të forta në zonën e “Bllokut” në Tiranë në doza 20-30 gramë.

Burime bëjnë me dije se ata komunikonin me blerësit nëpërmjet rrjeteve sociale për t’u shitur më pas drogën. Gjatë kontrolleve u gjetën rreth 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Advertisement

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në kuadrin e një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, ka finalizuar operacionin e koduar “Medusa”. 

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;

– B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy