VIDEO/ Shtatë të shtëna, momentet e tmerrit në Frosinone, klientët shtrihen poshtë tavolinave t’i shpëtojnë plumbave të shqiptarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Shtatë të shtëna, momentet e tmerrit në Frosinone, klientët shtrihen poshtë tavolinave t’i shpëtojnë plumbave të shqiptarit

ITALI– Më 9 mars, 27-vjeçari Kasem Kasmi u vra ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Autor i dyshuar i ngjarjes është Mikea Zaka, 23-vjeç, tashmë i arrestuar.

Fokusi i hetuesve është te prostitucioni dhe droga, pavarësisht se në deklarimet fillestare Zaka tha se sherri nisi për një vajzë. Mediet italiane raportojnë se pas përplasjes brenda në lokal është ngjallur frika se familjet shqiptare mund të hakmerren. Arma e krimit ende nuk është gjetur.

 

Sakaq, është bërë publike video tronditëse e krimit. Klientët, të cilët ndodhen në lokal në momentin e të shtënave, nxitojnë dhe shtrihen poshtë tavolinave në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave. Ndërkohë në sfod dëgjohen 7 të shtëna armësh.

Advertisement

Rindërtimi

Kasmi me vëllanë dhe dy shokët e tij kishin hyrë në klub për t’u përballur me kundërshtarin. Motivi i krimit fillimisht u lidh me një grua, por prokuroria nuk e beson dhe vazhdon të dyshojë se përplasja mes tyre ka ardhur për pazare droge dhe prostitucion.

Po kërkohet arma e vrasjes

Policët e Skuadrës Fluturuese të drejtuar nga Flavio Genovesi janë duke kërkuar armën e vrasjes me ndihmën e zjarrfikësve. Është një armë e kalibrit 22 nga e cila u qëllua shtatë herë dhe të cilën Zaka pranoi se e kishte hedhur pranë urës mbi lumin Cosa në Via Verdi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy