VIDEO- Shtëllungat e tymit mbulojnë zonën e ish-Parkut/ Një zjarrëfikës përfundon në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Shtëllungat e tymit mbulojnë zonën e ish-Parkut/ Një zjarrëfikës përfundon në spital

Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën e ish-Parkut nga zjarri i madh që ka përfshirë pallatin 10 katësh, nga të cilat janë djegur 5 katë.

 

Zjarrëfikësit po punojnë për të vënë nën kontorll flakët, ndërsa një prej punonjësve është asfiksuar nga flakët dhe ka shkuar në spital.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, banorët që ndodhen në pallatet ngjitur me atë ku është vatra e zjarrit, shprehen të frikësuar se po u rrezikohen banesat.

 

Dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa deri tani nuk ka persona të lënduar.

 

Advertisement

Zjarri ka rënë që prej paradites së sotme dhe vijon ende të jetë aktiv.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy