VIDEO/ U lirua nga burgu, momenti prekës kur vajza takohet me babanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ U lirua nga burgu, momenti prekës kur vajza takohet me babanë

Ditën e sotme ka filluar zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë rreth 800 të dënuar.

Të burgosurit kanë filluar të lirohen nga disa burgje në vend, teksa disa të tjerë kanë përfituar ulje dënimi.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar momentin kur një e dënuar ka dalë nga burgu i Peqinit.

Advertisement

Ajo është takuar me babanë e saj, i cili e priste jashtë dyerve të këtij institucioni.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024. Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy