VIDEO / Veliaj mban fjalën e dhënë ndaj Luiza Gegës, Tirana me një pistë olimpike atletike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO / Veliaj mban fjalën e dhënë ndaj Luiza Gegës, Tirana me një pistë olimpike atletike

Luiza Gega, vajza e talentuar që na bën krenarë në të gjitha garat ndërkombëtare, një vit më parë mori premtimin publik nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj se pista e atletikës që aq shumë i mungonte Tiranës do të ishte gati në vitin 2021. Dhe fjala e dhënë, është sot fjalë e mbajtur.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale pamjet nga punimet për pistën e re olimpike të atletikës, e cila do të plotësojë të gjithë standardet e kërkuara nga Federata.

 

Advertisement

“Vjet i premtuam kampiones sonë Luiza Gega dhe të rinjve të atletikës që Tirana do kishte pistën olimpike atletike në natyrë më të bukur në Ballkan, në mes të parkut e ajrit të pastër. Nuk do na zërë fundi i vitit pa e mbajtur premtimin”, shkruan Veliaj.

 

Më herët, Parkut të Madh te Liqeni iu shtua edhe pista e kërcimit për së gjati sipas standardeve botërore. Vitet e fundit Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sportit. Rreth 80 terrene të reja sportive e kënde lojërash janë ndërtuar 6 vitet e fundit në çdo zonë të Tiranës, për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, për argëtim, socializim, por edhe një jetë të shëndetshme.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy