
Vijojnë përplasjet në distancë mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, sa i takon protestës së 8 janarit.
Pas sulmeve të Bashës, Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai deklaron se 8 janari solli një shembull pozitiv që është reflektimi, ku e lidhi me dorëheqjen e rojes së PD.
Advertisement
Meta uron që edhe aktorët e tjerë brenda PD të ngrihen në të njëjtin nivel përgjegjshmërie dhe të japin dorëheqjen.
“Zhvillimet e 8 janarit 2022 sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, që bën thirrje për reflektim, siç është dorëheqja e rojes të selisë së PD-së, për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj, që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij!”, shkruan Meta.
Advertisement