“Viktimat e 21 Janarit”/ Rama: Ne i kemi shlyer detyrimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Viktimat e 21 Janarit”/ Rama: Ne i kemi shlyer detyrimet

Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar 21 janarin ku humbën jetën 4 protestues të pafajshëm.

 

Në fjalën e tij me qytetarët në Facebook, Rama tha se është e rëndësishme që të theksohet se nëse nuk gjenden fajtorët është e kotë të dëgjohen akuzat që ato hedhin ndaj nesh.

Rama theksoi se e kanë shlyer pjesën e detyrimit për dëshmorët e 21 janarit duke iu referuar reformës në drejtësi.

Advertisement

 

“Katër protestues në momentin që protesta po shpërndahej, kujtoj se protesta degradoi në disa djegie por larg objektit të rëndësisë së veçantë por kryeministria nuk u prek nga asgjë. Në atë kohë ishte e rrethuar me gardh dhe dukej si një vilë e madhe personale dhe asnjë protestues nuk e ka kapërcyer atë gardh asnjë shishe me benzinë nuk u hodh në atë drejtim dhe asnjë zjarr nuk ka përfshirë asnjë pemë në atë rrethim. Asgjë nga ato që ndodhën më pas përballë kësaj godine ku palët politike ndryshuan vendet dhe pala që mbrohet me dyer të blinduara ishin bashkë në agresionet e panumërta mbi kryeministrinë. Pash sot provokatorë që flasin nga manja e shkallës apo nga prapa bravës se fajin për vrasjen e 21 janarit e kam unë se i thirra në protestë njerëzit por nëse nuk ndalemi te ato që kanë shkrepur këmbëzën e armës s’kemi si e gjejmë fajtorin. Ne e kemi shlyer pjesën e detyrimit  për dëshmorët e 21 janarit dhe këtu e kam fjalën për reformën në drejtësi që përgojohet nga kundërshtarët dhe nga armiqtë e saj, që përbaltet foltore më foltore, bravë më bravë, klub mbi klub, sallon me sallon por që është guri i themelit në këto 100 vite ku drejtësia ka qenë një gurë në duart e pushtetit ose kandarin e pazarllëqëve”, ka thënë Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy