“Visi i pazarit”, ky është polici që u arrestua për drogë, kishte lidhje me trafikantët që përplasën efektivët me makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Visi i pazarit”, ky është polici që u arrestua për drogë, kishte lidhje me trafikantët që përplasën efektivët me makinë

Vision Plus ka siguruar foton e efektiv të policisë Ervis Shkurta, i cili u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi kishte lidhje me grupin e trafikantëve të vënë në pranga disa ditë më parë, Eneo Sulejmanaj, Shkëlqim Ostreni dhe Ildi Begaj.

Siç mësoi gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj,  efektivi i Forcave Operacionale Ervis Shkurta prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merren me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Madje edhe mbrëmjen e së enjtes ku antidroga arrestoi 3 të rinjtë, Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largohen me shpejtësi.

Emri i tij ka dalë pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’.

Advertisement

Ky i fundit lidhej me një numër anglez në aplicionet celulare me të arrestuarit ku komunikonin për mallin dhe shumat e lekëve. Ndërkohë vijojnë kontrollet për gjetjen e celularit me numër anglez të Ervis Shkurtës. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person si i përfshirë në skemën e trafikut të drogës.

Efektivi ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me grupet kriminale dhe ishte i përfshirë në shkëmbimin e drogës duke përfituar shuma të mëdha parash.

Roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale. Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt. Shkurtaj akuzohet për trafik dhe shitje narkotikësh e kryer në bashkëpunim./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy