
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar presidenten e re të Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
“Urimet më të mira për Roberta Metsola në emërimin e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku në këtë vit vendimtar për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Xhaçka.
Advertisement
Roberta Metsola, një politikane kristiano-demokrate nga Malta, u zgjodh presidente e Parlamentit Evropian me një mandat prej dy vjet e gjysmë.
Ajo është emëruar në këtë post, pasi javën e kaluar ndërroi jetë David Sassoli.
Advertisement