Viti i ri akademik/ Mësimi do zhvillohet me turne në 10 shkolla të Elbasanit, probleme me infrastrukturën në disa të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Viti i ri akademik/ Mësimi do zhvillohet me turne në 10 shkolla të Elbasanit, probleme me infrastrukturën në disa të tjera

Në juridiksionin e bashkisë Elbasan janë rreth 132 godina të institucioneve arsimore parauniversitare nga të cilat 8 janë shkolla të Mesme të përgjithshme, 8 janë shkolla të Mesme të Bashkuara, 99 shkolla 9-të vjeçare dhe 17 kopshte të shpërndara në 12 Njësitë Administrative të kësaj bashkie.

 

Edhe këtë vit në Elbasan në disa shkolla do të zhvillohet mesim me dy turne. Ekzaktësisht në 10 prej tyre përkatësisht 2 ne fshat 8 në qytet mësimi edhe këtë vit do të zhvillohet me turne.

 

Advertisement

Një nga shkollat problematike që vijon të qendrojë e mbyllur si pasojë e tërmetit të para tre viteve është ajo e Treganit. Referuar kësaj shkolle bashkia bën me dije se aktualisht nxënësit janë transferuar në Kuqan, ku Bashkia e Elbasanit ka mundësuar për nxënësit si dhe për stafin mësimor linjat e dedikuara të transportin.

 

Sa i përket rikonstruksionit të shkollës së Treganit, Bashkia ka një projekt dhe është në pritje të financimit edhe pse ka tre vite që thotë të njëjtën gjë.

 

Advertisement

Probleme me infrastrukturën kanë disa shkolla ne qytet. Në disa prej tyre mësohet se shpejtë do të nisë rikonstruksioni ndërsa në disa të tjera ende jo. Një ndër shkollat ku projektet e ndërhyrjes do të jenë larg është ajo Ptoleme Xhuvani, ku si pasojë e kushteve nxënësit po e braktisin. E njëjtë situata paraqitet edhe në shkollën Hamit Mulllisi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy