Viti i ri shkollor/ 1662 nxënës më pak në Vlorë, drejtoresha e ZVA jep detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Viti i ri shkollor/ 1662 nxënës më pak në Vlorë, drejtoresha e ZVA jep detajet

12.300 nxënës do t’i nështrohen procesit mësimor për vitin shkollor 2022-2023 në bashkinë Vlorë dhe Himarë ku dominon arsimi publik në krahasim me atë privat, tha drejtoresha e zyrës vendore të arsimit , Irena Toshkallari.

 

“Përsa i përket nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollave janë 880 nxënës, flasim në shifra të përafërta sepse ende nuk ka përfunduar procesi i konfirmimit të nxënësve që kanë pasur vështirësi për rregjistrimin nëpërmjet sistemit në e-Albania, që ka të gjitha hapat e saj të ndërveprimit mes institucionit arsimor, Zyrës Vendore Arsimore , Ministrisë së Arsimit dhe AKSH njëkohesisht.  617 nxënës është numri për klasat e dhjeta ku dominon arsimi publik në krahasim me atë privat.”

 

Advertisement

Sa i përket numrit të nxënësve, tendenca është në rënie, tha Toshkallari

 

“Kjo shkon në linjë edhe të numrit të lindjeve dhe numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe sigurisht prek edhe sistemin arsimor, por ajo që mbetet për tu vlerësuar është se proporcionaliteti i stafit mësimor  krahasuar me një vit më parë nuk ka pasur rënie duke siguruar që të gjithë mësuesit të vazhdojnë të jenë në sistemin arsimor “.

 

Advertisement

Fatmirësisht këtë vit nuk rrezikon të mbyllet asnjë shkollë, megjithate tendenca në disa prej shkollave në zonat rurale është në rënie.

 

“Nëse flasim për bashkinë e Himarës shkolla e cila ka 80 nxënës është shkolla Memo Metaj në Kuç, megjithatë janë bërë përpjekje që kjo shkollë të vazhdojë të ofrojë shërbimin arsimor për të gjithë nxënësit e komunitetit, ndërkohë që ka një rënie në bashkinë e Vlorës , psh shkolla Faslli Dano, shkolla e mesme në Llakatund, shkolla në Orikum, apo shkolla Shaban Demiraj në Vlorë të cilat po shikohen mundësitë që mos të mbyllen por të krijohen shkollat e mesme të bashkuara . Është një çështje që mbetet për tu dikutuar mbas miratimit të projektligjit të ri për arsimin.”

 

Advertisement

Jemi të vetëdijshëm që jo çdo gjë është në standartin më të lartë për të ofruar shërbimin arsimor, megjithatë ekzistojnë përpjekje nga më të ndryshme nga vetë stafi mesimor , nga mbështetja e strukturave përkatëse në bashkinë Vlorq”, tha drejtoresha e ZVA Vlorë.

 

“Vlen të përmendet shkolla Muço Delo që ka një rikonstruksion total këtë vit, njëkohësisht edhe dizinfektimi apo ndërhyrje të vogla janë bërë në disa shkolla. Është parashikuar në buxhetin e bashkisë edhe rikonstruksioni i disa shkollave në qytet si 15 Tetori apo Avni Rustemi , megjithatë ka edhe disa shkolla që janë bërë përpjekje që të jenë funksionale sikurse është shkolla e Kërkovës  e cila ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme por na është bërë me dije nga strukturat përkatëse në bashki, që është gati projekti për ta rkonstruktuar.”

 

Advertisement

Këtë vit  të ri shkollor tre shkolla do te zhvillojne  mesimin me 2 turne si  shkolla Rilindja, Lef Sallata, Jani Minga, sakaq ndryshe nga viti i kaluar të gjitha shkollat janë pajisur me regjistra.

 

Ndërkohë janë 1662 nxënës më pak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy