Vizita e pritshme e Çavushoglusë në Greqi, një devijim “fetar” nga axhenda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vizita e pritshme e Çavushoglusë në Greqi, një devijim “fetar” nga axhenda

Vizita dy-ditore e Mevlut Çavushoglu në Greqi do të nisë me një vizitë private të tij në Traki, aty ku ka popullsi muslimane.

Ministri i Jashtëm turk do të mbërrijë në Greqi të dielën, 30 maj dhe ka marrë leje për të vizituar Trakinë.

Deri para disa orësh, në axhendën e vizitës ishte mundësia që ministri i Jashtëm turk të shkonte në Kretë dhe të takohej me Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Dendias në ishull.

Planet kanë ndryshuar dhe kryediplomati i Ankarasë do të fillojë udhëtimin e tij nga Traki, duke dashur të sinjalizojë interesin e fortë të Ankarasë për pakicën muslimane.

Advertisement

Vizita e tij në Traki cilësohet si “private” dhe sipas të dhënave të deritanishme, delegacioni turk nuk pritet të shoqërohet nga një anëtar i qeverisë greke.

Të sielën në mbrëmje, kreu i diplomacisë turke do të jetë në Athinë, i ftuar nga Nikos Dendias.

Sipas orarit, ministri i Jashtëm grek do të shtrojë një darkë në nder të homologut të tij turk.

Të hënën, 31 maj, në ditën e dytë të vizitës. janë planifikuar bisedime zyrtare midis dy ministrave të Jashtëm.

Advertisement

Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, “ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të takohet me homologun e tij turk Mevlut Çavushoglu në Athinë të hënën, 31 maj 2021. Bisedimet do të përqëndrohen në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Çavoushoglou pritet të takohet edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy