Vjedhje në Tiranë e Shkodër/ Arrestohen 5 persona, tre prej tyre të mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjedhje në Tiranë e Shkodër/ Arrestohen 5 persona, tre prej tyre të mitur

Tre të mitur kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, si autorë të 53 vjedhjeve të dokumentuara.

 

 

 

Advertisement

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vjedhur 26 motoçikleta dhe 11 biçikleta. Po ashtu ata dyshohet se janë autorë të 8 vjedhjeve me dhunë në dyqane, ku kanë grabitur aparate celulare si dhe portofola.

 

 

 

Advertisement

Në krye të grupit ishte një djalë vetëm 17 vjeç, ndërkohë që ai përdorte dy 15-vjeçarë të tjerë, të proceduar edhe më herët në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.

 

 

Ndërkohë, po sot, policia në Tiranë, ka arrestuar dy persona, pasi kanë vjedhur një automjet dhe më pas e kanë shitur për pjesë këmbimi në zonën e Laprakës.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy