Vlerësohet “Regata e Miqësisë”/ Kryebashkiakët e Brindisit dhe të Vlorës: Zhvillon vrullshëm turizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vlerësohet “Regata e Miqësisë”/ Kryebashkiakët e Brindisit dhe të Vlorës: Zhvillon vrullshëm turizmin

Dhjetëra veliera kanë pushtuar gjirin e Vlorës nga data 6 korrik në kuadër të regatës së miqësisë “Brindisi-Valona ”, duke ofruar adrenalinë përmes garës sportive ndërkombëtare që po zhvillohet në marinën e Orikumit.

 

Qyteti bregdetar gumëzhin nga atmosfera që kanë sjellë vizitorët shqiptarë dhe të huaj ndërsa këtë mbasdite do të mbahet ceremonia e ndarjes së ccmimeve ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement

Vizion Plus po e ndjek nga afër këtë ngjarje dhe ka marë disa përshtypje nga protagonistët. Kryetari i bashkisë së Brindisit, Giuseppe Marchionna shprehet se evente të tilla kanë një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për zhvillimin e turizmit por edhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

GIUSEPPE MARCHIONNA

 

Advertisement

KRYETAR I BASHKISE SE BRINDISIT

 

“Kam gjetur këtu një strukturë të nje niveli europian, ne ndajmë një raport historik mes dy popujve tanë. Në të ardhmen mendojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim, kemi filuar disa iniciativa me keshillat komunalë dhe vitin e ardhshëm do të bëhen një pikë e rëndësishme jo vetëm për këtë sport por edhe për turizmin në Vlorë.”

 

Advertisement

Sakaq, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha vëren se aktivitete të tilla i japin një hov shumë të madh zhvillimit të ekonomisë lokale.

 

ERMAL DREDHA

 

Advertisement

KRYETAR I BASHKISE SE VLORES

 

“Jam shumë i lumtur që kjo garë sportive ndërkombëtare po zhvillohet në Vlorë sepse i jep një shtysë shumë të madhe zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë lokale. Këtu sot gjenden të paktën 35 veliera.”

 

Advertisement

Për më tepër ai shton se një frymë e tillë i shkon përshtat edhe vizionit që kërkon Vlora.

 

“Kjo është dita e tretë që kam marrë zyrtarisht detyrën dhe ne gjatë fushatës kemi patur sloganin Vlora Vibes, ky është edhe qëllimi që qyteti ynë të vibrojë këtë lloj atmosphere me synimin që të kemi 12 muaj turizëm.”

 

Advertisement

Ky është viti i dytë i organizimit të regatës së miqësisë “Brindisi-Valona”në marinën e Orikumit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy