Vlora, destinacioni i të huajve, Bedinaj: Ka ardhur koha për turizëm elitar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vlora, destinacioni i të huajve, Bedinaj: Ka ardhur koha për turizëm elitar

Vlora vijon të mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera të turistëve. E sugjeruar për pushimet e vitit  2024 si një nga 10 vendet më të lakmuara turistike në platformën Booking, duket se qyteti bregdetar do të përsërisë suksesin e vitit që lamë pas.

“Jemi optimistë kur kujtojmë se vitin që lamë pas kishim

rreth 30% më shumë vizitorë,ndërsa rezervimet kanë nisur për këtë vit. Ne duhet të  koordinojmë të gjitha hallkat që nga mjedisi e deri te energjia elektrike që të kemi feedback-un që morëm vitin e kaluar.”

Kreu i operatorëve turistikë të jugut Vasil Bedinaj konfirmon se ka ardhur koha për një turizëm cilësor dhe elitar.

Advertisement

“Kjo kërkon të rritim performancën. Edhe pse jemi komod,kjo dhe në bazë të klasifikimit dhe notës së lartë si vlerësim nga klientët. Vlora është qyteti që i ka plotësuar kushtet në infrastrukturë si qytet i turizmit,por ne duhet të synojmë në një mirëkualifikim të burimeve njerëzore si dhe një shërbim në lartësinë e duhur”

Çmimet sipas Bedinajt do të jenë të qëndrueshme ashtu si vitin e kaluar

“Ne e studiojmë tregun në vijimësi. Edhe kur vitin e kaluar çmimet u rritën në vend e rajon,Vlora pati një rritje të lehtë rreth 10-15%.Por ne duhet t’i japim mbështetje regjistrimit në strukturat akomoduese kundër informalitetit.”

Vlora numëroi më shumë se 1mln vizitorë gjatë vitit 2023./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy