Vodhën para në një agjenci udhëtimesh/ Arrestohen pas tre muajsh dy persona në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhën para në një agjenci udhëtimesh/ Arrestohen pas tre muajsh dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit ditën e sotme, të cilët ishin shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur në muajin maj në një agjenci udhëtimi në shumë parash.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin maj të këtij viti, kanë vjedhur një shumë parash, në një agjenci udhëtimesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy