Vodhi një furgon në Vlorë dhe po e drejtonte pa patentë, arrestohet 51-vjeçari i dehur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi një furgon në Vlorë dhe po e drejtonte pa patentë, arrestohet 51-vjeçari i dehur

Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar i cili vodhi një automjet furgon dhe po e drentonte në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur në lagjen “kushtrimi”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Advertisement

Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy