Vodhi para në shtëpinë e shoqes/ Policia arreston 31-vjeçaren në Durrës, në pranga edhe shoku i saj për moskallëzim krimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi para në shtëpinë e shoqes/ Policia arreston 31-vjeçaren në Durrës, në pranga edhe shoku i saj për moskallëzim krimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçare, e cila akuzohet se ka vjedhur me armë një shumë parash në banesën e një shoqes së saj.

 

Blutë bëjnë me dije se në banesën e të resë, u gjet një pistoletë dhe municione luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Advertisement

 

Në pranga ka rënë edhe shoku i 31-vjeçres, për moskallëzim të krimit.

 

Durrës/Ishte e dyshuar për vjedhjen e një shumë parash, në një banesë, Policia ushtron kontroll dhe i gjen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak 31-vjeçares dhe e vë atë në pranga.

Advertisement

 

Në pranga edhe një 35-vjeçar (mik i 31-vjeçares), për moskallëzim krimi.

 

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe një sasi fishekësh.

Advertisement

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacionit të marrë se në një banesë ishte vjedhur një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Bazuar në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases M. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohej si autore e vjedhjes së shumës së parave, te banesa e shtetases S. Rr. (shoqe e e saj).

Advertisement

 

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  tip “Glock” dhe një sasi fishekësh.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. Xh., për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Advertisement

 

Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, shtetasi E. B., 35 vjeç, mik i shtetases M. Xh., i cili u gjet në banesën e shtetases M. Xh., gjatë kontrollit të Policisë, por nuk kishte kallëzuar që shtetasja M. Xh. mbante armë zjarri në banesë.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.

Advertisement

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy