Vranë babë e bir në Elbasan/ SPAK jep pretencën për të akuzuarit, ja sa vite burg kërkon për Ardian dhe Florenc Çapjan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranë babë e bir në Elbasan/ SPAK jep pretencën për të akuzuarit, ja sa vite burg kërkon për Ardian dhe Florenc Çapjan

SPAK jep pretencën për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Prokuroria e Posaçme kërkon burg përjetë për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun; 25 vite burg për Florenc Çapjan; 20 vite për Klajdi Dokolin dhe Etin Canin, si dhe 6 vite burg për Ervis Bardhin.

 

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.

 

Advertisement

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

 

Bardhi është ai ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri.

 

Advertisement

DESHMON ERVIS BARDHI

 

11 Maj, 2022

 

Advertisement

“I kërkoj ndjesë familjarëve dhe mamasë së viktimës” është shprehur i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit më 15 gusht të vitit 2012. Përpara gjykatës së posaçme dhe përballë të akuzuarit si organizator, Ardjan Capja, ai zbardhi dinamikën e krimit, që nga takimi i parë me viktimën e deri në ekzekutimin e tij dhe të të atit.

 

Ervis Bardhi dëshmoi se Çapja i premtoi atij dhe Olsi Lekut, 50 mijë euro në këmbim të “kokës” së Gentian Beqirit.

 

Advertisement

“Po kthehesha me Olsin për në Elbasan, kur kemi takuar në rrugë Ardian dhe Florenc Çapjan. Gjatë debateve Ardiani ka thënë që ata do na ndihmonin me para dhe na kanë dhënë 50 mijë euro, por në këmbim duhet të vrisnim një person. Ardiani më ka thënë që përse takohesh me Gentian Beqirin? I kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit, Ardiani më është drejtuar me fjalët vrasjen do ta bësh ti. U tremba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja.”

 

Bashkëpunëtori i Drejtësisë rrëfeu se dy ditë përpara ngjarjes bashkë me Olsi Lekun shkuan për të pirë kafe në shtëpinë e Gentian Beqirit. Ndërsa ditën e krimit së bashkë me shokun e tij, Bardhi tregoi se ishin të veshur me kapuç, paruke kaçurrela bjonde e syze dhe të dy ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Menjëherë pasi hynë në shtëpi, Ervis Bardhi pranoi vrasjen me armë të Gentianit, ndërsa babain e tij e mbyti me jastëk Olsi Leku.

 

Advertisement

Por gjatë kësaj dëshmie, Ardjan Çapja reagoi nga kafazi i paraburgimit duke shprehur se Ervis Bardhi po gënjente.

 

Aktualisht të arrestuar për këtë ngjarje janë Ardjan Çapja, Klajdi Dokolli, Etjen Cani dhe Ervis Bardhi. Florenc Çapjas, i ndodhur në Dubai iu mohua ekstradimi për mungesë provash dhe një marrëveshje ekstradimi mes shtetit tonë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa Olsi Leku është arrestuar në shtetin fqinj, Greqi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy