Vranë shokun pas sherrit në lokal/ Prokuroria kërkon 56 vite burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe 3 miqtë e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranë shokun pas sherrit në lokal/ Prokuroria kërkon 56 vite burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe 3 miqtë e tij

Prokuroria në përfundim të hetimeve për vrasjen e shtetasit Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik 2020 ka kërkuar 20 vite burg për autorin Sokol Sanxhaktari.

 

Ai akuzohet për Vrasje me dashje në bashkëpunim e përvec lërkeses për dënimin e tij me 20 vite burg, prokuroria kërkoi që ai të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht;.

 

Advertisement

E njëjta kërkesë drejtuart gjykates nga an e Prokurorise ishte edhe për të akuzuarin tjetër të kësaj ngjarje. Adriano Hajdari akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim ndaj për të organi i akuzës kërkoi 20 vite burg pa pasur mundësi të fitoj lirim me kusht.

Ndërsa për shtetasin Amadeus Lamcja dhe Mehmet të cilët akuzohen për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, organi I akuzës ka kërkuar  6 vjet e 6 muaj burgim për Amadeus Lamcen dhe 6 vite burg për Mehmet Muçën.

Per cdo akuze është kërkuar nga Prokuroria denimi maksimal qe parashikon ligji.

Ne teresi për 2 autoret e vrasjes dhe dy të tjerët jane kerkuar 52 vjet dhe 6 muaj burgim që është edhe maksimumi I mundshëm ligjor.

Advertisement

Adriano hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ky I fundit dhëndërri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, u përfshinë në një grindje me sende të forta me Florian Lamçen  në një lokal të Elbasanitnë 30 korrik të 2020. Për shkak të goditjeve të shumta të marra me sende të forta Florian Lamcja humbi jetën.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy