Vranë shqiptarin në Athinë 16 vjet më parë, arrestohen dy autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë rënë në pranga dy persona të dyshuar si bashkëautorë të vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008.

Policia bën me dije se u ndaluan shtetasit Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari (alias Jetnor Cinellari). Shtetasi që u vra në 2008, quhej Arjan Xhambazi, nga Pogradeci.

Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi A. Xh. dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve:

Advertisement

G. L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy