minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Vranësira dhe reshje shiu, borë në Alpe, parashikimi i motit për këtë të hënë - Struga.info


Vranësira dhe reshje shiu, borë në Alpe, parashikimi i motit për këtë të hënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira dhe reshje shiu, borë në Alpe, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje.

Advertisement

Në Alpe priten reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit të e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy