Vranësira e kthjellime, parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira e kthjellime, parashikimi i motit për sot
Ditën e enjte, vendi  do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme.
Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime. Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor.
Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 12°C në zona e ulëta 8 deri 20°C në zona bregdetare 9 deri 20°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy