Vrasja e 18-vjeçarit, merren në pyetje autorët dhe e dashura e Aureljos! Sherri nisi në semafor me ofendime dhe përfundoi me përdorimin e thikave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e 18-vjeçarit, merren në pyetje autorët dhe e dashura e Aureljos! Sherri nisi në semafor me ofendime dhe përfundoi me përdorimin e thikave

Policia e Tirarës ka arrestuar katër të rinjtë në lidhje me vrasjen e Aureljo Dervishit. Në mesin e të arrestuarve është edhe i mituri që qëlloi për vdekje me thikë 18-vjeçarin.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se vajza me të cilën Dervishi kishte lidhje dhe ishte “mollë sherri” mes viktimës dhe grupit tjetër të të rinjve ka dhënë dëshminë e saj ku ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ajo ka deklaruar në polici se si është njohur me viktimën dhe po ashtu lidhjen që ka patur me njërin prej të rinjve të arrestuar që ndodheshin në makinën tip Volkswagen Tiguan.

Në pyetje janë marrë edhe të arrestuarit ku kanë rrëfyer sherrin që agravoi deri në përdorimin e thikave. Burime bëjnë me dije se dy grupet e të rinjve fillimisht kanë qenë në semafor ku kanë shkëmbyer fjalë dhe ofendime. Më pas kanë ndaluar pak metra më poshtë për tu sqaruar.

Advertisement

Gjatë konfliktit fizik, njëri nga të miturit ka qëlluar në kraharor me thikë Aureljo Dervishin. Katër të rinjtë akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy