Vrasja e Caroline Crouch, mësohet e shkuara e pilotit grek, Babis kishte pasur lidhje me një 16-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Caroline Crouch, mësohet e shkuara e pilotit grek, Babis kishte pasur lidhje me një 16-vjeçare

Detaje të reja kanë dalë në dritë për krimin në Glyka Nera. Sipas mediave greke, piloti Babis Anagnostopoulos, kishte debate të vazhdueshme me bashkëshorten, për shkak se ajo dyshonte se e tradhtonte.

E në fakt, këto të dhëna ajo ia kishte rrëfyer dhe psikologes së saj, e cila ishte munduar ta këshillonte dhe qetësonte.

Miqtë e familjes së Babis Anagnostopoulos nga Alonissos , folën për mediat greke dhe vunë në dukje se asnjëri prej tyre nuk beson se vrasësi kishte një lidhje paralele, duke u shprehur se “ishte i pasionuar pas Caroline. Ai erdhi me helikopter në ishull vetëm për t’i sjellë asaj një buqetë. Ai nuk do të vriste një grua për një tjetër.

Një tjetër shok i pilotit tha në emisionin “To Proino” se “Babis në moshën 23-vjeçare ka pasur një lidhje me një vajzë 16-vjeçare për një vit. Tani vajza thotë se ka qenë lidhja më e mirë që ka pasur ndonjëherë. Ai nuk ishte manipulues apo shtytës, por shumë i kujdesshëm. Nuk mund të besojmë se ai mund të vrasës”, ka thënë shoku i pilotit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy