Vrasja e dyfishtë në Laç/ Gjykata e Kurbinit jep burg përjetë për Eduart Lamajn, 33 vjet heqje lirie për Xhepajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Gjykata e Kurbinit jep burg përjetë për Eduart Lamajn, 33 vjet heqje lirie për Xhepajn

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn, të akuzuar si autorin e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

 

Gjithashtu mësohet se është dënuar me 33 vite burg Ilir Lika (Xhepaj), i cili është njëri nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt.

 

Advertisement

Eduart Lamaj, nga fshati Sanxhak i Kurbinit akuzohet si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që kanë marrë para për ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, më 30 maj të 2020-ës në Laç.

 

Ai u arrestua nga policia teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, ndërsa Lika u kap në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

 

Advertisement

Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët ende nuk janë vënë në pranga.

 

Dyshohet se ekzekutimi i biznesmenëve është bërë nga Eduart Lamaj, ndërsa tre personat e tjerë kanë qenë ndihmës në krim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy