
Janë përcjellë për në banesën e fundit këtë të mërkurë, Dritan (Alban) Muskurti dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti.
Çifti Muskurti u qëlluan për vdekje nga vëllai i 44 vjeçarit, Hamza (Arsen) Muskurti, brenda biznesit të tyre në afërsi të Myslym Shyrit në Tiranë.
Tragjedia erdhi si pasojë e një konlikti brenda familjes që kishte nisur prej kohësh midis dy vëllezërve për shkak të mosmarrëveshjeve për bizneset e tyre.
Dritan dhe Hamza Muskurti ishin vëllezër vetëm nga nëna.
Kjo e fundit nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e varrimit të Dritanit dhe bashkëshortes së tij.
Nuk dihet nëse ka qenë e frikësuar apo ka mbështetur djalin vrasës.
.
Në ceremoni kanë qenë të pranishëm miq, kolegë të tyre dhe familjar të Nora Muskurtit.
Nora dhe Hamza Muskurti ishin prindër të tre fëmijëve të mitur.