Vrasja e ish policit Santiago Malko/ Apeli jep vendimin për Blendi Tetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e ish policit Santiago Malko/ Apeli jep vendimin për Blendi Tetën

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dënuar përfundimisht me 25 vite burg Blendi Tetën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

 

Ai akuzohet se ka vëzhguar lëvizjet e Malkos dhe ka ndihmuar autorët në ekzekutimin e tij. Teta ankimoi vendimin e dënimit, pasi ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasje.

 

Advertisement

Prokuroria ka depozituar prova të mjaftueshme për këtë të fundit, ndërsa gjykata e ka dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

 

Kujtojmë se Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 27 gusht në zonën e “Xhamllikut”.Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy