Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoda

Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm Alekander Përdoden për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit.

 

Ndërkohë Agron Lushi shpallet i pafajshëm për vepren penale moskallezim krimi. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.

 

Advertisement

Avokatët e të pandehurit kanë kundërshtuar vendimin, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikojnë Përdodën në vrasjen e dyfishtë.

 

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Lukaj, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy