Vrasja me armë zjarri në Shkodër/ Në 2001 viktimës i vranë djalin, si u ekzekutua Indrit Bajri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja me armë zjarri në Shkodër/ Në 2001 viktimës i vranë djalin, si u ekzekutua Indrit Bajri

Mëngjesin e sotëm në Shkodër u ekzekutua me armë zjarri Naim Bajri.

 

Viktimës Naim Bajri, i cili është vrarë sot në Shkodër mësohet se në vitin 2001 i kanë vrarë djalin Indrit Bajri. Ngjarja ka ndodhur në 21 tetor të 2001, ndërsa vrasësit kanë qenë Xhabir Shega dhe Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

 

Advertisement

Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike. Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit.

 

Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus). T

 

Advertisement

e kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit ka vënë re atë (Hajdarin). Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy