Vrau ish-gruan teksa hante darkën, arrestohet 31-vjeçari nga Fieri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau ish-gruan teksa hante darkën, arrestohet 31-vjeçari nga Fieri

Ka zgjatur vetëm pak arratia e autorit të vrasjes se një vajze në fshatin Zhupan të Fierit.

Elton Metaj u prangos pasi të premten në mbrëmje shkoi tek shtëpia e ish-vjehrrit dhe qëlloi me armë 28-vjecaren Sabrina Bengaj.

Pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan autori bashkë me armën e krimit.

 

Advertisement

Pas kryerjes se krimit ai ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet. Angazhimi i policisë së Fierit dhe I forcave të ndërhyrjes së shpejtë bënë që pas vetëm tre orësh ai të lokalizohej dhe të arrestohej bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Elton Metaj banues në Peshtan do të akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

 

Advertisement

Ai ka qënë  i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy