Vrau Madrit Ulqinakun në Elbasan/ Autori nip i “Madalenës”, dënuar me burgim të përjetshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau Madrit Ulqinakun në Elbasan/ Autori nip i “Madalenës”, dënuar me burgim të përjetshëm

Horgito Peqini 18 vjeç është autori i vrasjes së 33 vjeçarit në Elbasan Madrit Ulqinaku.

 

I riu është shpallur në kërkim nga policia, pasi pas ngjarjes ai është fshehur.

 

Advertisement

Mësohet se 18 vjeçari është nipi i Eduart Peqinit, i njohur me emrin Mandela dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.

 

Pas ngjarjes, policia mundi të arrestojë njërin nga bashkëpunëtorët, 18 vjeçarin Ejden Dino. Me vete atij iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike.

 

Advertisement

Ndërsa në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.

 

Paraditen e kësaj të enjte, policia u rikthye sërish në vendngjarje për të siguruar prova të reja.

 

Advertisement

Madrit Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

 

Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

 

Advertisement

Ngjarja, sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar, Horgito Peqini mendohet të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë për t’u fshehur. Ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në sherr.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy