Vritet 49 vjeçari në lokal/ U qëllua me pistoletë në Selitë, dyshohen konfliktet e biznesit dhe droga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vritet 49 vjeçari në lokal/ U qëllua me pistoletë në Selitë, dyshohen konfliktet e biznesit dhe droga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pasditen e kësaj të premte.

 

Një 49-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda një lokali në afërsi të Selitës në kryeqytet. Për pasojë ka humbur jetën Edmond Papa, një biznesmen nga qyteti i Sarandës.

 

Advertisement

EDMOND PJETRI

 

SHEF I KOMISARIATIT NR 2

 

Advertisement

“Ngjarja ndodhi në një biznes privat ëshë qëlluar ne drejtim të shtetasit Edmond Papa, banor në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka marrë masat për zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke hetuar”. 

 

49-vjeçari është qëlluar me pistoletë. Ai fillimisht u plagos rëndë ku u dërgua në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve. Sipas burimeve ai është qëlluar me 8 plumba cka i kane shkaktuar plagë të rënda që i kane  morre jetën.

 

Advertisement

Edmond Papa nga Fieri por prej shumë vitesh jetonte në Sarandë. Në qytetin bregdetar ai ishte pronar edhe i një hoteli luksoz. Konflikti i pronësisë është një nga pistat kryesore që po heton policia. 49-vjeçari kishte ardhur këtë të premte në Tiranë. Ai u vra në hyrje të lokalit pranë banesës së vëllait te tij. Viktima është me precedent në Greqi ku ka qenë i dënuar për trafik droge.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy