Vuçiç shkon në Moskë për të negociuar me Putinin për çmimin e gazit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç shkon në Moskë për të negociuar me Putinin për çmimin e gazit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka konfirmuar sot se më 25 nëntor do të udhëtojë drejt Moskës për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vuçiç ka bërë me dije se një nga temat do të jetë edhe çmimi me të cilin do ta blejë Serbia gazin rus gjatë vitit tjetër.

Pavarësisht negociatave që janë zhvilluar mes një kompanie gjermane dhe drejtorit të “Serbijagas”, për çmimin e gazit që do t’i shitet Serbisë në vitin tjetër do të vendos Vladimir Putin.

Advertisement

“Propozimi i tyre ishte afër 800 dollarë për një metër kub gaz, që është tri herë më i lartë se sa që po e blejmë sot. Nuk mund t’i përballojmë”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb thotë se kanë disa rezerva të gazit që është i mjaftueshëm për disa kohë por shton se ai është për “ditë të zeza” dhe se “urren që të harxhojë sasitë e tilla”. “Do të luftojmë”, ka thënë Vuçiç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy