VULLNETARI/ Serbia qan ish-snajperistin rus të frontit të Kosovës: UÇK-ja i morri syrin dhe krahun, Corona jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VULLNETARI/ Serbia qan ish-snajperistin rus të frontit të Kosovës: UÇK-ja i morri syrin dhe krahun, Corona jetën

Ish-vullnetari rus i luftës në Kosovë, Albert Ahsarbekoviç Andijev, i cili vdiq si pasojë e koronavirusit, u nderua me disa murale në Serbi, shkruan Telegraf. Sipas këtij tabloidi, muralja e fundit për të u shfaq në Odzaci.

Me të mbërritur në Kosovë, Albert Ahsarbekoviç Andijev u vendos si snajper në Brigadën 549 të Motorizuar në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë në gjatësi prej 150 kilometrash. Ai humbi një sy në luftë, u plagos në krah dhe ishte një invalid lufte.

“Faleminderit për gjithçka që keni bërë për popullin serb, faleminderit që mbruat vendin tonë, faleminderit që ishit pjesë e popullit tonë”, shkroi një nga admiruesit e karakterit dhe veprave të tij.

Pas ndërhyrjes së NATO-s, kuuvullnetar rus qëndroi në Serbi dhe u martua aty.

Advertisement

Dëshmi të shumta në lidhje me pjesëmarrjen e vullnetarëve rusë në fushat e betejës në Ballkan u prezantuan në procedurat gjyqësore para Tribunalit të Hagës.

“Grupet e rusëve, ukrainasve dhe të tjerëve, ish-komandantë të forcave ajrore ushtarake ruse dhe forcave të tjera speciale, kryesisht veteranë nga Afganistani, nën kontrollin dhe komandën e ushtrisë serbe dhe shërbimeve sekrete civile, morën pjesë në të gjitha veprimet serioze të forcave ushtarake dhe policore serbe në Slavonia, Sremi dhe Baranja në Kroaci, në territorin e Bosnjës dhe më pas, nga qershori 1998 në Kosovë, si dhe në territorin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, përgjatë kufirit me Kosovën“, thekson Qendra për Studime Euro-Atlantike – CEAS.

“Vullnetarët rusë” kryesisht vepronin të pavarur, dhe nganjëherë së bashku me serbët – ushtri, polici ose forca ushtarako-policore ose grupe paraushtarake, thuhet nga kjo qendër.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e tjerë okularë të krimit i përshkruajnë ata si vrasës me gjak shumë të ftohtë dhe veçanërisht mizorë në zhvatjen e parave dhe bizhuterive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy