Yuri Kim: Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara, mbështesim anëtarësimin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yuri Kim: Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara, mbështesim anëtarësimin në BE

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përgëzuar Shqipërinë në progresin e saj në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Kim shkruan se shqiptaërt dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për ndryshimet e vështira në emër të këtij procesi.

 

Në të njëjtën kohë, ambasadorja amerikane rikonfirmon mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë.

 

Advertisement

“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme,” shkruan Yuri Kim.

 

Shqipëria duhet të plotësojë 35 kapituj në mënyrë që të anëtarësohet në BE, duke nisur që nga politikat e jashtme e deri tek lufta ndaj korrupsionit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy