Yuri Kim kërkesë Bashës: Largo Berishën nga PD!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yuri Kim kërkesë Bashës: Largo Berishën nga PD!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim foli qartë kur përfundoi takimin me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

 

Kërkesa e ambasadës së SHBA-së është e qartë, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet nga Partia Demokratike dhe nuk duhet të jetë pjesë e grupit të ri parlamentar në shtator.

 

Advertisement

Në një deklaratë për mediat, Kim tha se ka ardhur momenti që PD-ja të shkëputet nga komunizmi.

 

“Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE-së. Është lajm i mirë që PD do të kthehet në shtator në Parlament. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyrtuar në raportin e OSBE-së. PD do të rikthehet në Kuvend dhe është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë. E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, deklaroi Yuri Kim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy