Yuri Kim thirrje qeverisë: T’i japë përparësi përmirësimit të klimës së biznesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yuri Kim thirrje qeverisë: T’i japë përparësi përmirësimit të klimës së biznesit

Dhoma Amerikane ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme mbi zgjedhjet për Bordin drejtues.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj teksa i ka bërë thirrje qeverisë t’i japë përparësi përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

“Dy javë më parë kam qenë në Skavicë për të parë vendin ku Shqipëria shpreson të ndërtojë hidrocentralin. Nëse ky projekt do të nisë do të përfaqësojë një zhvillim të madh për Shqipërinë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë t’i japë përparësi përmirësimit të klimës së biznesit për të zhbllokuar potencialin që ekziston këtu”, u shpreh Kim.

Më tej ajo theksoi se qeveria duhet ta marrë seriozisht axhendën e investimeve të Dhomës Amerikane dhe ta shohë si udhërrëfyes për të përmirësuar klimën e biznesit.

Advertisement

“Një klimë më e mirë biznesi do të krijonte një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë. Kam besim se e ardhmja do të jetë edhe më e ndritur dhe presim me kënaqësi që të punojmë më Dhomën Amerikane për të zhvilluar të gjitha këto”, theksoi Kim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy