Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë në Elbasan/ 58-vjeçari ishte në gjendje të dehur, debatoi me gruan, më pas vrau kunatën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë në Elbasan/ 58-vjeçari ishte në gjendje të dehur, debatoi me gruan, më pas vrau kunatën

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin mesditën e kësaj të mërkure.

 

Burim për Vizion Plus bëjnë me dije se 58-vjeçari Tefik Tashi ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit.

 

Advertisement

Ai ka shkuar në shtëpi dhe ka debatuar me gruan e tij, ku i ka kërkuar që ti bënte drekën gati. Pas këtyre debateve, ka marrë sopatën dhe ka vrarë kunatën e tij, Alma Qevarin.

 

Kjo e fundit humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia e pikasi autori në Bradashesh duke vrapuar me sopatë në duar dhe i lyer me gjak.

 

Advertisement

Të njëjtat burime theksuar se autori i cili ndodhet në komisariatin e Elbasanit nuk është në gjendje të japë dëshminë e tij përpara uniformave blu, se përse e ka kryer këtë krim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy