Zbardhet aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit në Elbasan, në pranga autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit në Elbasan, në pranga autori

Policia ka zbardhur aksidentin në Elbasan ku mbeti pa jetë një 20 vjeçar.

 

 

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga një shtetas nga Fieri, 65-vjeç.

Advertisement

 

 

Përplasja ndodhi në 23 janar në unazën e qytetit teksa i riu ecte në këmbë ndërsa autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

Advertisement

 

65 vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa është sekuestruar edhe automjeti i tij.

 

 

Advertisement

Elbasan/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari, i ndodhur më datë 23.01.2023, në unazën e qytetit.

Aksidentoi me pasojë vdekjen 20-vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas hetimeve të thelluara dhe punës profesionale nga shërbimet e Policisë Rrugore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 23.01.2023.

Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 65 vjeç, banues Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Advertisement

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy