Zbardhet vendimi për Teatrin/ Merr fund pezullimi i punës për godinën e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet vendimi për Teatrin/ Merr fund pezullimi i punës për godinën e re

Gjykata kushtetuese ka publikuar vendimin e plote per shpalljen antikushtetues te ligjit special per ndertimin e teatrit kombetar. Sipas gjyqtareve ky ligj cenon lirine ekonomike dhe favorizonte kompanine fusha pasi vendoste si kusht per fituesin e projektit arritjen e nje marreveshje me pronaret e truallit nje prej te cileve ishte vete fusha

 

“Ky kriter jo vetëm është dekurajues për shoqëritë e tjera private, por edhe është i pamundur për t’u përmbushur prej tyre, duke qenë se ato vihen para kushtit për të arritur një marrëveshje pikërisht me vetë shoqërinë ‘Fusha shpk’.”

Ne lidhje me debatin per vlerat kulturore te teatrit kombetar qe u shemb nje vit me pare gjyqtaret theksojne se nuk është në kompetencën e tyre të analizojnë nëse Teatri Kombëtar është apo jo vlerë kulturore kombëtare. Por kushtetuesja e ka pasur nje verejtje per institucionet shqiptare

Advertisement

 

Gjykata çmon se procesi i ndjekur në lidhje me vlerat historiko-kulturore të godinave të Teatrit Kombëtar si për shkak të historikut të tij, ashtu dhe të përfshirjes në qendrën historike të qytetit të Tiranës, nuk është trajtuar me kujdesin dhe seriozitetin e duhur.”

 

Gjykata ka rrezuar edhe vendimin e qeverise qe i kalon bashkise truallin e teatrit dhe ndertimin e tij. Por rrezimi i vkm eshte bere pasi ka perplasje me ligjin special.

Advertisement

Ne vendimin e plote nuk ka asnje fjali per prishjen e teatrit kombetar, pasi kushtetuesja e rrezoi kerkesen per ta shpallur kete akt anti kushtetues.

Me publikimin e vendimit te gjykates kushtetuese merr fund edhe pezullimi i punes per teatrin e ri kombetar. Tashme qeveria duhet te rregulloje bazen ligjore ne perputhje me kete vendim para se te vazhdoje punen per ndertimin e godines se re te teatrit kombetar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy