Zbulohen mijëra fidanë kanabisi, një i arrestuar e një në kërkim, priten kontrolle në të gjithë vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen mijëra fidanë kanabisi, një i arrestuar e një në  kërkim, priten kontrolle në të gjithë vendin

Mijëra fidanë kanabis të mbjellë në kubikë u zbuluan nga policia në një fshat të Velipojës, bimë të cilat ishin bërë gati për t’u kultivuar.

Pas kontrollit të territorit me dron efektivët arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin Nasel Lohja, ndërsa u shpall në kërkim Pëllumb Lohja 48-vjeç, të dy të dyshuar për mbjelljen e kanabisit.

Në total Policia e Shkodrës sekuestroi mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabis, 1 automjet, 1 traktor dhe sende të tjera që shërbenin për veprimtarinë kriminale.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili përgëzoi uniformat blu për goditjen ndaj fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

Advertisement

Në mesazhin e tij Balla thekson se me ardhjen e pranverës shtohet rreziku për kultivimin e kanabisit, ndaj paralajmëroi rritjen e kontrolleve dhe intensifikimin për parandalimin e kë tij aktiviteti kriminal.

Burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka hartuar tashmë planin e operacionit që pritet të shtrihet në të gjithë vendin.

Në këto operacione janë të përfshirë efektivë nga të gjitha drejtoritë vendore, Forcat e Sigurisë Kombëtare etj.

Ndërkohë në muajin maj pritet që operacioneve ti bashkohet edhe Guarda di Finanza për të kryer monitorimet nga ajri  sidomos në zonat që konsiderohen me risk të lartë si Malësia e Shkodrës, ajo e Krujës, por edhe disa zona në jug të vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy