Zgjedhja për kreun e ri të SPAK/ KLP u jep afat 45 ditë kandidatëve të dorëzojnë dokumentet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhja për kreun e ri të SPAK/ KLP u jep afat 45 ditë kandidatëve të dorëzojnë dokumentet

Në përfundim të mbledhjes së sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka lënë 45 ditë kohë kandidatëve që duan të marrin drejtimin e SPAK për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm dhe të shprehin interes për këtë post.

 

Pasuesi për vendin e Arben Krajës duhet të dorëzojë dokumentat e nevojshme brenda afatit të përcaktuar.

 

Advertisement

Pasi të jenë dorëzuar dokumentet, do t’i duhet edhe 45 ditë të tjera KLP si këshill për të lexuar dhe dëgjuar aktet, për të intervistuar kandidatët e në fund pas verifikimit të dokumentacionit votohet i kandidati.

 

Pas 3 vitesh në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja lë kryesimin e këtij institucioni në 18 dhjetor.

 

Advertisement

Emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e SPAK janë Edvin Kondili, Adnand Xholi dhe Altin Dumani.

 

Sipas KLP në datën 19 dhjetor, në krye të strukturës antikorrupsion do jetë një tjetër kandidat.

 

Advertisement

Ndërkohë Kraja, do të vijojë punën si prokuror pranë Spak, pasi mandati i tij si përfaqësues i akuzës së shtetit zgjat 9 vjet.

 

Sa i takon një alternative për rizgjedhje të tij, ky është një skenar i pamundur, pasi ligjërisht nuk lejohet rikandidimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy