Zgjedhjet 2023/ Edi Rama mbledh kryebashkiakët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet 2023/ Edi Rama mbledh kryebashkiakët

Një ditë para pjesëmarrjes në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, në 7 dhe 8 tetor kryeministri Edi Rama mbledh kryebashkiakët.

 

Për dy ditë, në Durrës mes kryesocialistit Edi Rama dhe të zgjedhurve të tij në pushtetin vendor do të diskutohet për objektivat e vendoreve 2023.

 

Advertisement

Si edhe në takimin e parë, të zhvilluar në korrik, të 61 kryetarët e bashkive do të bëjnë një përmbledhje të investimeve të ndërrmara dhe atyre në pritje.

 

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes dy ditore do të jenë objektivat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Secili nga kryebashkiakët do të “premtojë” votat që mund të sigurojë në secilën njësi votimi të bashkisë që drejton.

 

Advertisement

Në takim do të jenë edhe drejtuesit politik të qarqeve, njeherash dhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy