Zgjedhjet/ Berisha sulmon nga Durrësi kandidaten e PS: Duhet të përballet me drejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet/ Berisha sulmon nga Durrësi kandidaten e PS: Duhet të përballet me drejtësinë

Në takimin që zhvilloi sot me banorët në Katund të Ri në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Luan Hotin, kandidatin e Bashës për zgjedhjet e 6 marsit, për të cilin tha se qeveria i ka dhuruar të gjithë monopolin e porteve në vend.

 

Nga ana tjetër, ai nuk la pa përmeduar edhe kandidaten socialiste për Durrësin, Emirjana Sako. Sipas tij, ajo duhet të përballet me drejtësinë.

 

Advertisement

“Kemi kandidatë të tjerë, zonja Sako, nuk vjen fare përmbarë që unë të flas këtu për një zonjë, por ajo është problematike, ajo ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesa që u dëmtuan nga tërmeti në shtator dhe që morën jetë njerëzish nga tërmeti në nëntor. E ngarkuara si kryetare bashkie dha dorëheqje sepse nuk pranoi të firmoste ato dokumente. Janë marrë kushedi sa jetë, po të ishin shembur, apo përforcuar, dhe s’do të merrnin ato jetë që morën në nëntor. Kjo vendin e ka në gjykatë. Kurse Edi Rama me Gjushin këtë paraqesin si kandidate. Dy fjalë për problemin tjetër, krahas kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, kandidon edhe ai i Lul Bravës. Luan Hoti zyrtarisht është ftuar nëse dëshiron të marrë pjesë në primare, por ai refuzoi. Pse? Sepse Sekretar ishte i emëruar, nga Sekretar Lul Bravas e emëroi kryetar pa votë dhe kishte frikë nga vota juaj.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy