Zgjedhjet e 14 Majit/ Balla nga Mallakastra: Koha kur Saliu dhe Iliri e quanin bashkinë tokë e ‘xanun’ ka marrë fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 14 Majit/ Balla nga Mallakastra: Koha kur Saliu dhe Iliri e quanin bashkinë tokë e ‘xanun’ ka marrë fund

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla, është ndalur sot në Mallakastër nga ku është shprehur se koha kur bashkia konsiderohej tokë e ‘xanun’ ka marrë fund.

 

Balla theksoi se sfida e Partisë Socialiste nuk është me kundërshtarët politikë pasi sipas Ballës nuk kanë kundërshtarë, por sfida e PS është me punët që kjo parti ka bërë dhe ato që duhet të bëjë në të ardhmen.

 

Advertisement

“Më 14 maj ne duhet t’i japim mundësinë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që të vazhdojmë të çojmë përpara punët e nisura. Sfida jonë është që të krahasohemi me ato që kemi bërë, ato që duhet të kishim bërë më mirë dhe ato që duhet të bëjmë në të ardhmen. Përballë ne kemi dy hije të cilët janë bashkuar bashkë jo nga dashuria për Shqipërinë, as nga dashuria për Mallakastrën, por janë bashkuar bashkë si dy hije për hallin e madh që kanë dhe halli i tyre nuk është Shqipëria, por halli i tyre është pabesia ndaj Shqipërisë dhe gjithçka ata të dy kanë bërë në këto 32 vite.  Kur e kishin ata të dy në vitet 2015-2019 bashkinë e Mallakastrës, ata e kishin pronë private, tokë e xanum, një bashki që nuk pranonte të bashkëpunonte me qeverinë qëndrore në dobi të popullit të vet”.

 

Balla gjithashtu u ndal edhe tek rritja e pagave dhe mbështetja ndaj pensionistëve.

 

Advertisement

“Rritja e pagave do të ketë një efekt jo vetëm tek ata që janë sot në moshë për të punuar, por do të ketë një efekt të menjëhershëm dhe tek ata që sot janë në pension sepse do rritet kontributi në sigurimet shoqërore të pensionit që do të thotë do të ketë më shumë fond në dispozicion për pensionistët. Kjo politikë që ka marrë Partia Socialiste për ta çuar pagën e mësuesit apo pagën e infermierit apo dhe pagat e tjera që hyjnë te pagat e mesme në ekonomi të shkojë 900 euro vitin e ardhshëm dhe unë them do t’ia arrijmë qëllimit, prandaj na duhet të shkojmë përpara me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Nuk kemi më kohë për të humbur, Shqipëria duhet të eci vetëm përpara”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy