Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Kandidatët e lirisë u përzgjodhën në mënyrën më transparente, vijmë më krenarë se asnjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Kandidatët e lirisë u përzgjodhën në mënyrën më transparente, vijmë më krenarë se asnjëherë

Sali Berisha ka qenë pasditen e kësaj të premte në Kavajë, ku ka prezantuar para demokratëve kandidatin e dalë nga primaret Fisnik Qosja.

 

Në fjalën e tij, Berisha nuk  kurse as akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se vitet e fundit ka tentuar me çdo mënyrë të asgjesojë opozitën.

 

Advertisement

Berisha shtoi se sot opozita është më e fortë se kurrë, favë vendosmërisë dhe guximit epik të demokratëve të vendit.

 

Ndërsa u ndal edhe në garën e 14 majit për vendoret, Berisha tha kandidatët e dala nga primaret u zgjodhën në mënyrë transparente, ndërsa shton se në betejën elektorale do vijnë më krenarë se kurrë më parë.

 

Advertisement

“Në këto zgjedhje në vijmë më krenarë se asnjiherë në ekzistencën tonë. Kam ardhur shumë herë tek ju. Kam paraqitur tek ju, deputetë, kryetarë bashkie, njerëz të nderuar, njerëz që i vlerësoj jashtë mase për kontributet. Por kësaj here vij më i çliruar, më krenarë se asnjëherë, sepse Fisnik Qosja është kandidati juaj, është kandidati i lirisë, sepse e zgjodhët ju, dhe ju do të firmosni fitoren e tij.

 

Kudo që shkojmë ne kemi dalë para shqiptarëve dhe dalim ballëhapur, sepse me procedura transparente keni emëruar përfaqësuesit, kandidatët për qytetarë të parë. Dhe u garantoj ju, se ky është një hap i madh që kemi bërë ne në hapësirën e lirisë. Na bën ne më të fortë se kurrë. Se ky hap, ky vendim dhe ky proces, e bën përfaqësimin tuaj më të përgjegjshëm se çdo forcë përfaqësimi tjetër dhe kjo është një kusht, rrethanë e fuqishme për fitoren tonë”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy